Site icon Telegrafi

Spitali punësoi doktor Frankensteinin

Doktor Frankenstein është ekspert i sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes dhe çmohet për kontributin e tij në përmirësimin e standardit të spitaleve në SHBA.

Doktor Frankenstein ka të njëjtin mbiemër me heroin e romanit të autores Mary Shelley e cila krijoi përbindëshin e kthyer nga të vdekurit në botën e të gjallëve – Victor Frankenstein. Nuk besojmë se spitali i Kalifornisë në SHBA ka llogaritur edhe mbiemrin e mjekut në CV-në e tij, por na pëlqen të mendojmë se doktor Frankensteini të fillojë projektet e tij eksperimentale – në fushën e administratës, natyrisht.

Se a do të fillojë të harxhojë më shumë energji elektrike se zakonisht spitali Henry Mayo në Newhall ose nëse Richard Frankenstein do të urdhërojë ndërtimin e një rrufepritësi gjigand në kulmin e spitalit, mbetet të shihet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version