Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka pasur një javë të ngarkuar, duke ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët. Në repartin e maternitetit, gjatë javës së kaluar kanë lindur 10 vajza dhe 12 djem, ndërsa një lindje ka qenë binjake.
Përveç kujdesit për të sapolindurit dhe nënat e tyre, spitali ka realizuar:
2,965 vizita për pacientë te mjekët specialistë
268 pranime të reja në spital
194 pacientë të shtrirë mesatarisht çdo ditë
1,715 pacientë që kanë kryer gjithsej 19,866 analiza laboratorike
79 operacione të suksesshme
219 seanca dialize
500 rëntgen, 267 ultratinguj (Eho), 115 CT, 55 rezonanca magnetike dhe 10 mamografi
248 shërbime fiziatrike
Spitali i Përgjithshëm i Pejës vazhdon të jetë një qendër kyçe e shëndetësisë në rajon, duke ofruar shërbime cilësore për të gjithë pacientët./Telegrafi/