Site icon Telegrafi

Spitali për fëmijë ”Kozle” do të ketë rritje të buxhetit

Spitali për fëmijë ”Kozle” këtë vit do të ketë 10 milionë denarë më shumë për vitin 2017, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky buxhet lëshohet për të trajtuar fëmijët me sëmundje: fibrozë cistike dhe për inçizimet para lindjes.

”Bëhet fjalë për rritje të obligimeve të spitalit tonë dhe për këtë nga ministria dhe fondi për shëndetësi janë lëshuar më shumë mjete. Gjithësejt 10 milionë denarë më shumë se viti i kaluar. Me ndryshimet e reja, spitali ”Kozle” do të ketë buxhet prej 125,9 milionë denarë për vitin 2017. Me buxhetin e ri do të mund të japim edhe ndihmesa ortopedike dhe do të zgjerojmë fondin e terapive.” shkruhet nga Fondi Shtetëror për Shëndetësi në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version