Rose Newman ka vënë jastëk sipër dy karrigeve dhe e ka shtrirë të birin Jack, sepse në spitalin që ndodhet në Essex të Anglisë, nuk kishte asnjë shtrat të zbrazët.
Për pesë orë ajo ka qëndruar afër djalit dymuajsh që vuan nga meningjiti, nga frika se rrëzohet nga ky vend i papërshtatshëm, transmeton Telegrafi.
Madje, vogëlushi që para disa ditësh ka pasur probleme me bajame, as që është kontrolluar si duhet nga mjekët, të cilët e kanë konsideruar situatën si të dalë nga kontrolli.
“Vërtetë kishte shumë pacientë, por edhe biri im është një prej tyre dhe duhet të ketë konsideratë për moshën e tij. Jam nënë e re dhe për gjithçka po bëj panik, e ky rast është i pashpjegueshëm”. ka thënë Newman.
Fotografia e djaloshit që qëndron shtrirë në këtë vend të improvizuar, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku kritikohen udhëheqësit e spitalit dhe zyrtarët e shëndetit në vend.
“Dikush duhet të japë dorëheqje, nuk jemi në kohë luftë që një fëmijë të vendoset në këtë mënyrë”, është një nga komentet e shumta, lidhur me këtë rast. /Telegrafi/