Telegrafi

Spitali i Ohrit shpenzoi 380.000 denarë më shumë nga shuma e parashikuar për materiale në zyrë

Policia ngriti padi penale kundër O.L nga Struga, për keqpërdorim të pozitës zyrtare si shef i repartit për furnizime publike në spitalin e Ohrit.

Siç kumtojnë nga policia, në planin vjetor për furnizime publike për vitin 2015 në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit për furnizime publike për materiale në zyrë janë aprovuar 1.8 milionë denarë, derisa personi O.L ka përgatitur vendim për dy milionë denarë. Pas furnizimit të zbatuar publik janë shpenzuar 2.186.346 denarë, gjegjësisht 386.345 denarë më shumë nga shuma e parashikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Padi penale është ngritur edhe për M.K (59) nga Ogrit, zëvendës drejtori për çështje ekonomike dhe kundër L.A (60) nga Ohri, ish-drejtor në Spitalin e Përgjithshëm, për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme gjatë shërbimit”, gjegjësisht kanë lejuar të shpenzohen paratë./Telegrafi/