Telegrafi

Spitali Niguarda në Milano mbyll repartin e kujdesit intensiv, gëzimi i mjekëve e infermierëve në video

Me rënien e rasteve të coronavirusit, spitali i Niguardia në Milano ka mbyllur dje repartin e kujdesit intensiv dhe personeli e ka shprehur gëzimin e tyre në një video emocionale në rrjetet sociale.

“Është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm. Rënia e rasteve të ditëve të fundit ka lejuar mbylljen e 5 terapive intensive. 27 krevate që deri dje mbanin pacientë të gjendjes së rëndë nga COVID-19, tashmë janë zbrazur”, shkruanin mjekët në komentin e tyre.

Struktura mjekësore milaneze reagoi të gjithë gëzimin e saj pas shumë javëve të vështira pune intensive. /tch/