Me një borxh prej pak më shumë se tre milionë euro, spitali i qytetit në Strugë funksionon me vështirësi. Së fundi, spitali ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Strugë që të përcaktojë kornizën financiare, gjegjësisht mjete minimale prej rreth 350 mijë euro për kryerjen e aktivitetit. Por kjo kërkesë u refuzua.
Llogaritë e spitalit janë bllokuar pasi ndaj tij ka procese gjyqësore për arkëtimin e borxheve të ndryshme.
“Propozimi i dorëzuar nga Spitali i Përgjithshëm i Strugës nuk ka qenë i bazuar në ligj dhe është dashur të refuzohet. Nuk kishte asnjë mbështetje ligjore për kërkesë të tillë të tyre sepse disa kreditorë, të cilët tashmë kishin shlyer detyrimet e tyre, nuk mund të ishin të paguara”, tha Ifet Bajramoski – kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës.
Përkundër këtyre vështirësive, drejtori i spitalit thotë se arrijnë të funksionojnë dhe ofrojnë të gjitha shërbimet shëndetësore për pacientët dhe me funksionimin aktual është ulur edhe borxhi. Spitalin në Strugë e shfrytëzojnë rreth 100.000 qytetarë nga rajoni, përfshirë Vevçanin, Ohrin dhe Dibrën./Alsat.mk