Telegrafi

Spitali në Angli mbeti pa shtretër të lirë, pacientja me dhimbje të mëdha gjoksi u trajtua në dysheme (Foto)

Nëna e një fëmije, që kishte dhimbje të mëdha gjoksi si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut, është trajtuar në dyshemenë e spitalit, ku vazhdimisht e shkelnin infermieret.

Sophie Brown që ishte dërguar në Basildon University Hospital në Essex të Anglisë, iu desh të priste ulur për pesë orë e gjysmë, pasi nuk kishte asnjë shtrat të zbrazët, transmeton Telegrafi.

E frikësuar se mund të rrëshqiste dhe të rrëzohej keq, 32-vjeçarja u shtri ngadalë në dysheme.

Spitali ku u trajtua Brown

Ajo pretendon se infermieret ia afruan aparatin e transfuzionit dhe ia kontrollonin gjakun në sallën e pritjes, gjë që e la atë me ‘mungesë të dinjitetit’. Por, zyrtarë të spitalit e mbrojtën rastin, duke thënë se ‘jo secilit pacient i nevojitet një shtrat’.

“Ndjenja ulur në një karrige të fortë për disa orë, andaj nisa të kem marramendje. Kisha dhimbje dhe nuk doja të rrezikoja që të humb vetëdijen dhe të bie, ndaj e mora një batanije nga torba dhe u shtriva në dysheme”, ka thënë pacientja Brown.

Derisa ajo është ankuar se gjatë tërë kohës e kanë shkelë infermieret, ende nuk i është bërë ndonjë kërkim falje nga spitali. /Telegrafi/