Në qarkun e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive është vendosur spitali i lëvizshëm për pranimin e pacientëve me coronavirus. Spitali do të ketë 130 shtretër dhe kushte të përshtatshme, me tualete, dushe. Do të jetë plotësisht funksional javën e ardhshme.
Spitali mobil është i ndërlidhur me Klinikën Infektive dhe do të plotësojë kapacitetin e saj. Në vendosja e tij, që ka zgjatur më pak se shtatë ditë, ishin të përfshirë Bashkia e Shkupit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lokalitetin ku është vendosur spitali mobil, e vizituan sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.
Spitali i lëvizshëm është vendosur në zonën ku ishin barakat e ish-konviktit “Medicinar”, të cilat Bashkia e Shkupit i rrënoi dhe e rregulloi ambientin.
Me këtë spital në mënyrë plotësuese rriten kapacitetet për hospitalizim të personave të infektuar me Covid-19.
Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sistemi shëndetësor në vend është i gatshëm të pranojë numër më të madh të pacientëve sesa ata që trajtohen aktualisht në spitale, si dhe për pikun e coronavirusit në vend, i cili sipas vlerësimeve pritet nga fundi i muajit.
Ekzistojnë më shumë se 1.000 shtretër spitalor në dispozicion për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus edhe atë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive me me kapacitete shtesë, SPQ “8 Shtatori”, Pavionet e sëmundjeve infektive në Shtip, Gostivar dhe Veles, Instituti për sëmundjet e mushkërive në Kozle, ndërtesa ndihmëse e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, si dhe kapacitetet e ofruara nga spitalet private./Telegrafi/