Pas një sulmi të rëndë në zemër dhe pas intervenimit fillestar në QKUK, A.R. u udhëzua nga familjarë të vizitojë Spitalin Medicine për trajtim të mëtutjeshëm. Nën kujdesin e mjekut të njohur ndërkombëtarë Doç. Dr. Mahmut Ҫakmak, Spitali Medicine arriti të shpëtojë jetën e pacientit të njohur për redaksinë, dhe tani më gjendja shëndetësore e tij është kthyer në normale.
“Pas sulmit në zemër, fillimisht u intervenua nga mjekë specialistë në QKUK. Tek ne, në gjendje pothuajse të vdekur, e sollën për intervenim të mëtutjshëm dhe për trajtim të sëmundjes. Pacienti është përballur me sulm të rëndë në zemër andaj edhe intervenimi emergjent ka qenë më se i nevojshëm.”, tregon Doç. Dr. Ҫakmak nga Spitali Medicine.
Të shumta janë rastet kur pacientët udhëzohen nga miq dhe familjarë për trajtim më profesional në Spitalin Medicine. Madje, numri në ngritje i pacientëve shërben si indikatorë dhe dëshmon për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga ky spital. Personeli i zhvilluar akademik dhe profesional vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie për të trajtuar të gjitha sëmundjet, qofshin edhe të komplikuara, me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të gjendjes ose shërimit të shpejtë.
“Ne në vazhdimësi përballemi me raste emergjente që kërkojnë trajtim profesional dhe besojmë që janë vetë pacientët ata që dëshmojnë më së miri për pritjen dhe kualitetin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne jemi në gjendje gatishmërie për trajtim të të gjitha sëmundjeve dhe për shpëtimin e jetërave të pacientëve dhe përfundimisht, jemi të lumtur me nivelin e lartë të kënaqshmërisë së të gjithëve për shërbimet tona.”, deklaron Doç. Dr. Ҫakmak në fund të bisedës, i njohur në rajon dhe më gjerë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Spitali Medicine vazhdon të jetë Spital lider në Kosovë si dhe më gjerë për trajtim të sëmundjeve të zemrës. Përveç trajtimit të sëmundjeve të zemrës, Spitali kohëve të fundit ka inauguruar edhe shërbime tjera për të gjithë vizitorët përmes departamenteve tjera të hapura rishtazi me qëllim të zgjerimit të shërbimeve dhe të qenurit më afër me pacientët.