Telegrafi

Nuk ishte i sëmurë, por dy vjet qëndroi në spital (Foto)

Në një spital në Norfolk të Anglisë, ka nisur procesi gjyqësor ndaj një pacienti të paemëruar, i cili refuzonte të largohej nga aty.

Megjithëse pa asnjë problem shëndetësor, për dy vjet qëndronte në shtratin e tij, hante ushqim dhe pastrohej në ambientet e institucionit shëndetësor, transmeton Telegrafi.

Për dy vite qëndroi i shëndoshë në spital

Mirëpo, pas urdhrit të gjykatësit që t’i nënshtrohet kontrollit nga ekspertët, është vërtetuar se ai nuk vuan nga asnjë komplikim.

“Pasi nuk bindej, u desh që ta largojmë me mjete zyrtare, por nuk rezistoi dhe nuk u desh të përdoret forca”, ka thënë një nga mjeket e repartit ku ka ndodhur rasti.

Mësohet si ky njeri nuk kishte kushte ekonomike të bënte jetë normale, prandaj qëndronte në spital, ndërsa sigurimi shëndetësor ia mbulonte të gjitha të gjitha shpenzimet. /Telegrafi/