Site icon Telegrafi

Spitali i Kumanovës: Vdekja e lehonës nuk ka ndodhur për shkak të gabimit mjekësor

Spitali i Kumanovës bën të ditur se jamë marrë të gjitha masat për të shpëtuar jetën e 37 vjeçares nga Kriva Pallanka, e cila ka vdekur, gjatë procesit të lindjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në konferencën për shtyp të ekipit të mjekëve të këtij spitali. Drejtori Arif Latifi theksoi se gjithçka ka shkaur mirë gjatë lindjes, e cila është bërë me prerje cezariane, por komplikimet janë shfaqur gjatë përmendjes së pacientes, edhe pse janë marrë të gjitha masat për t’ia përmirësuar frymëmarrjen.

Kjo ka bërë që pacientja të drejtohet për në klinikën e Shkupit. Sipas tij, vdekja e lehonës nuk ka ardhur si rezultat i gabimit mjekësor./Telegrafi/

Exit mobile version