Telegrafi

Spitali i Kumanovës punëson nëntë mjekë dhe 12 infermiere

Spitali i Kumanovës ka punësuar nëntë mjekë të rinj dhe 12 infermiere.

Pjesa më e madhe t tyre do të jenë në urgjencë, një mjeke do të angazhohet në Repartin Infektiv dhe një në Repartin për terrapi fizikale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Personeli shëndetësor konkurroi në konkursin e 24 janarit, ku më pastaj u zbatua procedura ankuese, dhe më pastaj u shpërnda Kuvendi. Pas fillimit gjendjes me pandemisë, nga Qeveria njoftuan se janë ndaluar konkurset e ndaluara mund të vazhdojnë. Komisioni refuzoi ankesat, dhe arriti marrëveshje për një kohë të pacaktuar”, tha drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva.

Gjatë krizës së coronavirusit, personi mjekësor i Kumanovës ishte ndër më të prekurit nga ky virus./Telegrafi/