Telegrafi

Spitali ku u xhirua “Doktori i mrekullive” tërheq turistët dhe rrit numrin e pacientëve që marrin trajtim aty

“Doktori i mrekullive” është një nga serialet turke që shumë shpejt ka fituar zemrat e publikut.

Duke pasur shikueshmëri të madhe, ai ka zgjuar interesim te ndjekësit jo vetëm për temën që trajton, por edhe vendin se ku është xhiruar.

Dhe si rrjedhojë, spitali “Berhayat Hospital” ku ky serial ka kryer xhirimet është kthyer në një lloj “atraksioni turistik” në Stamboll.

Të huajt që po vizitojnë qytetin e famshëm Stamboll, kanë shprehur një interesim të madh për të parë nga afër lokacionin ku seriali i tyre i preferuar ka zhvilluar ngjarjet e skenarit.

“Doktori i mrekullive” ka kryer xhirime në: Pendik, Istanbul dhe Medical Park Hospital. Të gjitha këto lokacione janë vetëm pesë minuta larg metroja ‘Tavsantepe’ – lehtësisht të vizitueshme për çdo turist të Stambollit.

Seriali është xhiruar kryesisht gjatë fundjavave, duke shfrytëzuar faktin që në fundjavë numri i pacientëve është më i vogël.

Gjithashtu, “Berhayat Hospital” ka njoftuar se pas serialit, edhe spitali ka shënuar rritje të madhe në qarkullimin e shërbimeve spitalore që ofron. /Telegrafi/