“Kolegjiumi i ekspertëve pranë ISHP Spitalit për sëmundjet e frymëmarrjes tek fëmijët – Kozle, pohon me përgjegjësi se të gjithë mjekët që janë përfshirë në trajtimin e foshnjës kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha ekzaminimet dhe hetimet në dispozicion dhe të nevojshme, është dhënë terapia e duhur sipas protokolleve mjekësore, nuk u konstatua asnjë dështim në trajtimin e fëmijës, në përputhje me të gjithë dokumentacionin mjekësor si dëshmi në klinikë”.
Kështu thuhet në njoftimin e spitalit “Kozle” në Shkup për vdekjen e foshnjës 14 muajshe nga fshati Goshincë.
Nga aty thonë se u vjen keq dhe i shprehin ngushëllimet familjes për humbjen e fëmijës.
“Klinika për fëmijë-Kozle, si gjithë publiku, është në pritje të mendimit të komisionit etik të Odës së Mjekësisë së Maqedonisë dhe më pas do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm përkatës”, shtojnë nga spitali.