Site icon Telegrafi

Spitali Klinik i Tetovës: Kemi mjaftueshëm personel për përballje me coronavirusin, qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

“Spitali Klinik në Tetovë ka mjaftueshëm mjekë dhe personel tjetër mjekësor për tejkalimin e sfidës së pandemisë së coronavirusit”.

Kështu thonë nga institucioni më i madh shëndetësor në Tetovë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë. Ata kërkojnë nga qytetarët që t’u ndihmojnë duke qëndruar në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju dëshirojmë shëndet, ruajuni nga infektimi dhe na ndihmoni që së bashku të fitojmë në këtë luftë, pasi kemi mjaftueshëm kapacitet mjekësor, personel të trajnuar dhe resurse që të dalim fitues në fund. Ju lutemi të qëndroni në shtëpi dhe me fat dhe bekime t’i presim festat fetare”, thuhet në njoftimin e Spitalit Klinik të Tetovës.

Ata falënderojnë edhe institucionet tjera shëndetësore, për siç thonë, kontributin në këtë luftë./Telegrafi/

Exit mobile version