Site icon Telegrafi

Spitali i improvizuar në New Orleans hap dyert për mijëra pacientë të prekur me COVID-19

Një spital i improvizuar në New Orleans ka filluar të pranojë nga sot pacientët e prekur me COVID-19, në po të njëjtin vend ku mijëra refugjatë ishin mbledhur në vitin 2005 pasi uragani Katrina goditi vendin.

Autoritetet kanë hapur përkohësisht një spital të improvizuar në qendrën Ernest N. Morial. Ky objekt ka hapësirë të mjaftueshme për të pranuar deri në dymijë persona. Tashmë janë vendosur njëmijë shtretër, por edhe njëmijë tjerë pritet të futen brenda, transmeton Telegrafi.

Qendra pritet t’i pranojë ata pacientë që nuk kanë arritur të pranohen nëpër spitalet e tjera të qytetit për shkak të mbingarkesës. Ndërkaq së fundmi përqindja e vdekjeve nga COVID-19 në New Orleans është dyfishuar në raporton me qytetin e New Yorkut.

E për këtë mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë, fajësojnë përqindjen e madhe të personave obez dhe që kanë probleme me tensionin e lartë, me zemër e sëmundje tjera kronike. Zyrtarët në Louisiana kanë bërë të ditur se këto ditë presin të pajisen me mijëra ventilatorë, premtim ky i bërë nga guvernatori i shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version