Telegrafi

Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për hospitalizimin e pacientëve me COVID-19

Komiteti Emergjent i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i kryesuar nga nënkryetari Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin vlerësues të situatës, pas 20 rasteve të reja pozitive me COVID-19.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, i cili udhëheq me operacionet në kuadër të Komitetit, ka deklaruar në këtë takim se po bëhet vlerësimi i situatës për burimin e infeksionit për rastet e fundit, derisa ka kërkuar nga të prekurit që të vetizolohen në mënyrë që të mos përhapet infeksioni.

Në këtë takim u tha se Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për hospitalizimin e pacientëve me COVID-19.

Në Gjilan me coronavirus janë infektuar 230 persona, 146 prej tyre janë shëruar, 80 janë raste aktive, ndërsa katër persona kanë vdekur. /Telegrafi/