Telegrafi

Spitali Amerikan shërbime falas për qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës

Kështu u vlerësua në konferencën e përbashkët për media të drejtorit ekzekutiv të Spitalit Amerikan, Driton Ukmata, dhe kryetarit të Komunës se Mitrovicës Avni Kastrati, e të cilët u zotuan se ky bashkëpunim do të vazhdon edhe në të ardhmen.

Drejtori i Spitalit Amerikan, Driton Ukmata, ka thënë se 16 pacientët nga rajoni i Mitrovicës veriore, janë trajtuar dhe kuruar me sukses në këtë spital, duke bërë të ditur se marrëveshja e arritur po funksionon ashtu siç është paraparë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka falënderuar drejtorin e Spitalit Amerikan dhe gjithë stafin e tij, duke thënë se ndihma e ofruar është e mirëseardhur për qytetarët e Mitrovicës veriore, pasi që sipas tij, nevojat për trajtim mjekësor janë të shumta.

Drejtori i Spitalit Amerikan, Driton Ukmata shpjegoi se në bazë të marrëveshjes, përparësi kanë pasur ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet që përllogaritet të rënda dhe komplekse e të cilat nuk mund të trajtohen në spitalet publike.

Sipas tij, një pjesë e madhe e këtyre pacientëve janë trajtuar edhe në Spitalin Amerikan në Tiranë. Ukmata tha se deri në fund të shkurtit , do të trajtohet 36 pacientë, ndërsa shpjegoi se kostoja e shërbimeve mjekësore për 16 pacientët e shëruar është 60 mijë euro. Me këtë rast u tha se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që qytetarët e Mitrovicës Veriore të marrin trajtimin e duhur mjekësor. /Telegrafi/