Telegrafi

Spitali Amerikan realizon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale – Divertikul i Ezofagut Mediastinal

Ekipi i mjekëve kirurgë të këtij spitali realizoi me sukses një operacion të vështirë – Divertikul i Ezofagut Mediastinal tek një paciente 50 vjeçare. Pacientja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin profesional të stafit mjekësor.

Operacione të tilla delikate kërkojnë një teknologji të përparuar dhe një staf të specializuar. Gjatë procedurës u përdor thika ultrasonike për diseksion dhe stapler për mbylljen e divertikulit. Divertikuli me gjatësi 6 – 7 cm dhe me bazë të gjerë, ka qenë traksional i fiksuar për vertebër dhe pleurë perikardi.

Sipas mjekëve kirurgë të Spitalit Amerikan Prishtinë, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka përballuar me sukses këtë ndërhyrje. /Telegrafi/