Telegrafi

Spitali Amerikan, gjithmonë e më pranë jush!

C’farë kuptojmë me Checkup?

Me Checkup do të kuptojmë një vlerësim të shëndetit të pacientit ku përfshihen një shumëllojshmëri analizash laboratorike,imazherike në varësi të moshës, gjinisë dhe shëndetit të personit. Një Checkup duhet strukturuar bazuar në sëmundjen aktuale dhe rrezikun që paraqet për të ardhmen e pacientit kjo sëmundje, si dhe në dhënien e terapive dhe metodave për parandalimin e rreziqeve në të ardhmen.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Ndjenja e shëndetëshme dhe të qenurit i shëndetshëm nuk janë gjithmonë e njëjta gjë. Realizimi i një kontrolli periodik është i rëndësishëm edhe nëse nuk jeni të sëmurë dhe ka per qëllim që të përcaktojë statusin tuaj shëndetësore, për të mësuar në lidhje me rreziqet që ju mund të keni thjeshtë për shkak të historisë suaj familjare, për të zbuluar shenjat e hershme të sëmundjeve kur shanset tuaja për trajtim dhe shërim janë më të mira, identifikimin e faktorëve te rrezikut për sëmundjet e zakonshme kronike, zbulimin e sëmundjeve që nuk kanë simptoma të dukshme dhe menaxhimin sa më të lehtë të sëmundjes që keni tani.

Pse t’i nënshtrohemi Check Up- it edhe kur nuk kemi ankesa?!

• Diagnostikimi në stadet e para të sëmundjes çon në ecuri më të mirë të saj.
• Studimi i stilit të jetesës (përdorimi i cigares, alkoolit, apo sjellje të tjera me risk) dhe i historisë mjekësore personale dhe familjare gjatë vizitës së Check Up ndihmon në parandalimin e sëmundjeve.
• Check Up – i juaj nuk vlerëson vetëm mirëqenien tuaj fizike, por edhe shëndetin tuaj mendor.
• Vizita e përvitshme tek mjeku juaj ndihmon në krijimin e një marrëdhënie më komode mjek-pacient.
• Ndjekje e vazhdueshme gjatë vitit e problemeve shëndetësore nga gjithë stafi mjekësor.
• Dhe…. Sepse ju jeni më të qetë kur ia besoni shëndetin tuaj profesionistëve!