Telegrafi

Spitali “8 Shtatori”: S’ka vërshime në Repartin e Neurologjisë, ka pasur defekt të vogël në ujësjellës

Nga Spitali i Qytetit “8 Shtatori” në Shkup kanë demantuar informacionet për “vërshim në hapësirat e kujdesit intensiv në Repartin e Neurologjisë”.

Nga ISHP SPQ “8 Shtatori”–Shkup thonë se ka pasur një defekt të vogël në rrjetin e ujësjellësit, që është riparuar, ndërsa theksojnë se janë të përkushtuar dhe ofrojnë mbrojtje shëndetësore për pacientët në nivelin më të lartë.

“Me shumë përgjegjësi i demantojmë zërat për “vërshime në hapësirat e kujdesit intensiv” në Repartin e Neurologjisë. Në fakt, bëhet fjalë për një defekt të vogël të sanuar teknik të gypit të ujësjellësit. Reparti i Neurologjisë funksionon pandërprerë, me ofrimin e mbrojtjes adekuate shëndetësore pacientëve. Siguria e personelit dhe pacientëve është motoja jonë dhe të gjithë jemi të përkushtuar plotësisht në këtë”, thonë nga spitali.