Përhapja e coronavirusit në Zvicër po bën që mos të ketë të lirë shtretër të kujdesit intensiv, ka thënë një zyrtar i lartë mjekësor.
Në një përditësim të së martës, Andreas Stettbacher tha se praktikisht të gjithë 876 shtretër të certifikuar të vendit ishin të zënë, megjithëse 240 hapësira të tjera ishin krijuar.
Gjashtëdhjetë për qind e atyre që janë në kujdes intensiv janë pacientë me coronavirus, raporton bbc.
Lajmi erdhi ndërsa Shoqëria Zvicerane për Mjekësi Intensive këshilloi qytetarët – dhe popullatën me nevoja të veçanta – të shtojnë kujdesin personal.
Zvicra deri më tani ka pasur 280,648 raste me coronavirus dhe 3,385 vdekje që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/