Site icon Telegrafi

Spitalet private në Kosovë, pikë referuese për rajonin

Ina Xhelo, 25 vjeçare nga Tirana, është nisur drejt njërit prej spitaleve private në Kosovë për të shëruar njëherë e përgjithmonë sëmundjen e saj të syve përmes laserit.

“Doktoresha specialist nga Turqia në Tiranë është transferuar në Kosovë. Kam dëgjuar shumë fjalë të mira nga pacientët e doktoreshës andaj edhe vendosa të vizitojë dhe të marrë trajtimin e duhur në spitalin privat në Kosovë. Arsye tjetër është çmimi më i lirë dhe dëshira për të vizituar Prishtinën”, deklaron ajo gjatë bisedës.

Në Kosovë shumë intervenime u bënë për here të pare nga spitale private. Në gjithë botën, spitalet private, krahas institucioneve arsimore në fushën e mjekësisë, janë bartës të aktiviteteve inovative. Të njëjtat praktika, pastaj gradualisht barten edhe në institucione publike të shëndetësisë sidoqoftë një proces i tillë kërkon kohë dhe vullnet për bashkëpunim nga palët lokale – publike.

“Numri i pacientëve nga rajoni që vizitojnë spitalin tonë është në rritje deri sa ndërkombëtarët që jetojnë në Kosovë e vizitojnë spitalin rregullisht. Sipas anketimit që ne e kemi bërë, spitali ynë kryesisht vizitohet për shkak të kualitetit të shërbimeve që ne ofrojmë për pacientë, çmimet e volitshme dhe distancës”, deklaron një doktor i angazhuar në njërin nga spitalet privat në Kosovë.

Tanimë, është i vogël numri i sëmundjeve që kërkojnë trajtim specific jashtë vendit dhe shumica e tyre mund të trajtohen në Kosovë, qoftë në institucione publike të shëndetësisë dhe në mungesë të shërbimeve në këto institucione atëherë trajtimi është i mundshëm, në spitale private në Kosovë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version