Qeveria ka filluar ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, ku mes tjerash rregullohet edhe udhëheqësia në institucionet publike shëndetësore.
Me nenin 105 është e paraparë që në institucionet shëndetësore publike: shtëpi shëndetësore me mbi 1 mijë të punësuar, klinikat universitare, spitalet, institutet universitera të emërohen dy drejtorë, edhe atë drejtori organizativ dhe drejtor mjekësor, të cilët do të jenë përgjegjës për punën e institucioneve publike shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria parasheh të vendoset organizim më efikas në punën e institucioneve shëndetësore, në të cilat personi i emëruar për drejtor do të jetë përgjegjës për punën e institucioneve.
Qeveria gjithashtu parasheh të zvogëlohen harxhimet lidhur me rrogat dhe harxhimet tjera lidhur me punën e institucioneve publike shëndetësore./Telegrafi/