Telegrafi

Spitalet e Shkupit e kanë rritur sigurinë

Pas incidentit në spitalin për intervenim urgjent ”8 shtatori” ku disa familjarë e kanë dëmtuar inventarin e spitalit, Ministria e Shëndetësisë e ka rritur sigurinë nëpër spitalet e të gjithë qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Menaxhmentet e spitaleve janë të detyruar që të rrisin sigurimin nëpër hyrjet e spitaleve dhe tek dhomat e mjekëve.

Dy persona përgjegjës për dëmtimin e spitalit ”8 shtatori” janë dënuar me nga një 400 euro./Telegrafi/