Site icon Telegrafi

Spitalet e Napolit të mbingarkuara, pacientëve të dyshuar me COVID-19 u jepet oksigjen në vetura

Njerëzve të cilët dyshohen se janë prekur me coronavirus në Napoli, Itali, u është dhënë oksigjen në makinat e tyre pasi një spital aty pranë u mbingarkua me pacientë.

Sipas SkyNews, përcjell Telegrafi, një radhë makinash dhe ambulancash u formua jashtë Spitalit Cotugno, i cili dukej i paaftë për të përballuar fluksin e rasteve të reja me COVID-19.

Punonjësit mjekësorë në qytetin e tretë më të madh të vendit kontrolluan njerëzit që prisnin në radhë në automjetet e tyre dhe siguruan rezervuarë oksigjeni për ata me vështirësi në frymëmarrje.

Antonio Abenante, një banor lokal në kryeqytetin rajonal të Campania, tha se ishte i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të merrte informacion në lidhje me gjendjen e babait të tij.

“Ne thirrëm një mjek dhe ai na tha se të gjithë mjekët në pavion janë në izolim sepse morën COVID-19, dhe ky ishte mjeku në detyrë dhe ai nuk dinte asgjë”.

E Dr. Filippo Anelli, kreu i shoqatës kombëtare të mjekëve në Itali, paralajmëroi se nëse vazhdon niveli aktual i infeksionit, mund të mos ketë mjekë të mjaftueshëm në dispozicion.

Ai tha se ndërsa në të gjithë vendin Italia ka një total prej 11,000 shtretër në njësitë e kujdesit intensiv, ka vetëm anesteziologë të mjaftueshëm për rreth 5,000 pacientë.

Një total prej 2,849 shtretër të njësive të kujdesit intensiv janë aktualisht në përdorim, me një rritje prej 100 vetëm të hënën.

Italia regjistroi 25,271 raste me coronavirus dhe 356 vdekje të hënën, sipas ministrisë së shëndetësisë, me rajonin verior të Lombardisë që vazhdon të jetë më i prekuri në vend.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia ka pasur 960,373 raste dhe 41,750 vdekje në total. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=zhVi5N5kSYU&feature=emb_title

Exit mobile version