Site icon Telegrafi

Spiropali: Ikja e Blushit na ka bërë të humbasim dicka (Video)

E ftuar në emisionin Oktapod, Elisa Spiropali ka treguar që ikja e Blushit nga Partia Socialiste, ka bërë që kjo parti të humbasë dicka.

Por ajo i qëndron versionit që Ben Blushi është një njeri që ka vetëm fjalën dhe jo vepra, sepse sipas saj Blushi e ka pasur kohën për të ndryshuar gjërat, por që se ka bërë.

“Blushi ka mbetur akoma në Bulevard, Rama jo”, e cilësoi ajo marrëdhënien Rama-Blushi.

Spiropali ndaloi tek ligji i martesave gay, dhe deklaroi që ky ligj duhej votuar në parlament.

Ajo foli edhe për të ardhmen e saj politike, ku pyetjes së moderatorit Turjan Hyska, nëse e ka menduar që në 2017-ën, të jetë pjesë e listave për deputet, ajo i përgjigjet se e menduar këtë gjë dhe e pret. Për herë të parë ajo ka sqaruar edhe cështjen e tortës, të bërë diskutim disa muaj më parë në rrjetet sociale, ku thuhej se Spiropali së bashku me bashkëshortin, i kishin bërë dhuratë për ditëlindje vajzës së tyre një tortë me flamurin e Partisë Socialiste.

“E para vajza ime nuk e ka ditëlindjen në kohën kur doli fotoja, por ishte foto e para 6-muajsh, kur e sollën disa të rinj të partise Socialiste, dhe dhurata nuk kthehet. As që e mendoj të bëj unë dicka të tillë, thjesht ishte dhuratë”, tha ajo./Telegrafi/

Exit mobile version