Për ekonominë, por edhe për marrëveshjen e Prespës, nga opozita Demokracia e Re, dërgojnë kritika deri tek qeveria, në reagimin e aktiviteteve të kryeministrit grek Alexis Tsipras në Panairin Ndërkombëtar në Selanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësja e partisë kryesore opozitare të Greqisë dhe eurodeputetja, Maria Spiraki i bënë thirrje Tsipras që të thërrasë zgjedhje “për njerëzit që të anulojnë marrëveshjen”.
“Lidhur me çështjen e Shkupit, në vend që të pyesin se çfarë do të bëjë Demokracia e Re nëse ratifikon marrëveshjen, ai dhe partnerët e tij, të cilët janë në dispozicion të tij, duhet të bëjnë atë që është më e logjikshme. Zgjedhjet tani për qytetarët që të mund të anulojnë marrëveshjen me votë”, tha Maria Spiraki.
Nga Demokracia e Re, më herët, duke komentuar mbi konferencën për shtyp të Tsipras, tha se ai “kishte guximin të mbështes marrëveshjen që i jep Shkupit “kombësinë maqedonase” dhe “gjuhën maqedonase”, e cila refuzohet nga shumica e grekëve.
Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, nga zyra e Tsipras thonë se Motocakis “nuk ka guxim të thotë se do ta shfuqizojë marrëveshjen nga Prespa” dhe se tjetër gjë thotë brenda vendit dhe tjetër jashtë vendit. /Telegrafi/