Telegrafi

Spiraki: Emri zyrtar i vendit fqinj është Maqedonia e Veriut, diskutimet për tabelat nuk kanë rëndësi

Sipas marrëveshjes së Prespës, emri i vërtet i vendit fqinj është Maqedonia e Veriut, ndërsa diskutimi për tabelat është e një rëndësie të vogël, tha zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki.

“Është e qartë se emri zyrtar i vendit është Maqedonia e Veriut, siç është shkruar në marrëveshjes së Prespës, po e përsëris, është ratifikuar me votat e Syriza-së dhe disa deputetë të tjerë. Nga këtu diskutimi për tabelat është e një rëndësie të vogël. Përveç kësaj, siç e dini mirë, tabelat përcaktojnë distancën në kilometër në mes qyteteve”, tha Spiraki.

Lexo po ashtu Funksionarët lokal të Demokracisë së Re refuzojnë që të përdorin termin Maqedonia e Veriut

Zëdhënsja e Demokracisë së Re dhe eurodeputetja përsëriti edhe njëherë qëndrimin e partisë se marrëveshja është e dëmshme për Greqinë, por përsërit edhe qëndrimin se nëse është e nevojshme Demokracia e Re, si qeveri, do ta përdorte mundësinë e vetos./Telegrafi/