Telegrafi

Spinazzola do të mungojë dy javë

Leonardo Spinazzola (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i krahut i Juventusit, Leonardo Spinazzola, pritet të mungojë rreth dy javë si pasopjë e lëndimit të gjurit.

Futbollisti italian luajti në ndeshjen e të shtunës kundër Empolit, ndërsa Massimiliano Allegri ka konfirmuar në një konferencë për shtyp, se ai do të mungojë në ndeshjen e të martës ndaj Cagliarit, por edhe në disa ndeshje të tjera.

Leonardo Spinazzola (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Ai ka një problem në gjurin e tij”, ka thënë trajneri i Juves duke mos e caktuar kohën e saktë të mungesës së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonardo Spinazzola

Megjithatë, Tuttomercatoweb ka raportuar se lojtari ka nevojë së paku për dy javë për t’u rikuperuar.

Kjo do të thotë se Spinazzola nuk do të jetë në dispozicion në katër ndeshjet e ardhshme duke e përfshirë derbin ndaj Milanit dhe sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit. /Telegrafi/