Site icon Telegrafi

‘Spin doktori’ dhe udhëheqësi kryesor i izoluar – cilët janë figurat kryesore të Houthive?

Kur vjen puna për t’i paraqitur botës çështjen e Houthive, Mohammed Ali al-Houthi ka qenë prej kohësh fytyra publike më e spikatur e lëvizjes – ‘spin doktor’ i informacioneve me një stil të sigurt.

I pyetur nga një prezantues arab i BBC-së për lidhjen e tyre me ngjarjet që ndodhnin në Gaza, e cila ishte “kilometra e kilometra larg”, ai u përgjigj, duke pyetur nëse presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu “jetonin në të njëjtin apartament” dhe nëse presidenti francez, Emmanuel Macron “jetonte gjithashtu në të njëjtën kat të banesës”.

Mohammed Ali al-Houthi

Një herë ai u shfaq me një biçikletë kur takoi një diplomat evropian në kryeqytetin Sana’a, raporton bbc.

Kur shkuan një ditë gazetarët për ta intervistuar, ai i takoi në aeroportin bosh ndërkombëtar, i cili u mbyll nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite kur nisi luftën kundër Houthive në vitin 2015.

Ai është një figurë me ndikim, i fokusuar në qeverisjen e brendshme të Houthive, duke mbikëqyrur mbikëqyrësit lokalë të cilët janë “sytë dhe veshët” e lëvizjes.

Abdul-Malik al-Houthi

Por, fuqia më e madhe e lëvizjes qëndron tek lideri i lartë i cili nuk flet kurrë në media dhe rrallë shfaqet në publik.

Abdul Malik al-Houthi i izoluar është forca shtytëse e fuqisë së tyre ushtarake në rritje.

Vitet e fundit, të dërguarve të huaj iu dha një audiencë e rrallë vetëm për ta parë atë në ekran. /Telegrafi/

Exit mobile version