Një spikere amerikane e lajmeve mori një propozim martese nga i dashuri i saj që punon gjithashtu në të njëjtin televizion.
Derisa ishte duke prezantuar, spikerja e lajmeve në Local 3 News me bazë në Tenesi, Cornelia Nicholson u shtang kur pa të dashurin e saj Riley Nagal, i cili doli para saj me një buqetë me lule dhe me një unazë, transmeton Telegrafi.
Kur Nicholson po lexonte nga teleprompteri, ajo nuk e dinte se historia që po prezantonte në lajme ishte në fakt historia për të dhe të dashurin e saj.
Pasi e kuptoi se çfarë, bëhet fjalë, Nagel i propozoi asaj martesë.
Siç shpjegon ai, ata u njohën katër vjet më parë kur të dy ushtronin të njëjtin profesion. /Telegrafi/