Site icon Telegrafi

Spikeri i pastrehë takon të ëmën pas njëzet vitesh

Prej të hënës videoja e tij në “YouTube” është klikuar nga më shumë se 13 milionë njerëz, ndërsa menjëherë mori edhe një ofertë për punë nga ekipi i NBA-së Cleveland Cavaliers. Tash flitet se do të xhirohet një film për jetën e tij, se do të blejë shtëpi ë të re, do të shkojë për pushime në Havaje e gjëra të ngjashme.

Për Tedin më e rëndësishmja ishte ta shihte sërish të ëmën pas njëzet vitesh. Të enjten kamerat e CBS-së në kuadër të emisionit “The Early Show” e xhiruan takimin e nënës dhe djalit. “Zoti dëgjoi lutjet e mia. E kam lutur Zotin ta përjetojë sërish këtë moment”, tha nëna e tij. Pas përshëndetjes së përzemërt, Ted i tregoi menjëherë se ka xhiruar një reklamë për kompaninë “Kraft”.

Por fama e tij zbuloi edhe të kaluarën kriminale të këtij njeriu i cili jeton rrugëve. Ai kishte bërë disa shkelje, prej vjedhjes deri tek arratisja nga shtëpia e përmirësimit.

Të gjithë shpresojnë se ky ish alkoolist dhe narkoman, i cili është baba i katër fëmijëve, do ta shfrytëzojë rastin për një fillim të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version