Site icon Telegrafi

Spikeri i pastrehë mori qindra oferta për punë

Ish spikeri i radios Ted Williams kishte të gjitha të mirat por vetë bëri disa gabime me alkool dhe drogë. Por pas më pak se dy ditësh pasi kishte postuar një video në YouTube mori më shumë se njëqind oferta për punë, ndërsa momentalisht po përpiqet të lidhë kontratë për një vend pune me rrogën prej 15.000 dollarëve.

Gazetari i gazetave ditore Columbus Dispatch në Ohio e kërkoi Ted Williamsin nëpër autostradë në të cilin ai lypte pasi që kishte dëgjuar rrëfimin e tij. Përveç rreth 15.000 dollarëve, sa i grumbulloi për ish spikerin, gazetari i ri mundësoi që njerëzit të dinë më shumë për të si dhe pjesërisht është meritor për shumë oferta për punë, të cilat i mori vetëm brenda 48 orëve. /Telegrafi/ 

Exit mobile version