Telegrafi

Spielberg do të xhirojë film të frymëzuar nga fëmijëria e tij

(Foto by Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Edhe pse është duke punuar në realizimin filmik, “West Side Story”, që pritet të dalë në fund të këtij viti, Steven Spielberg tashmë e ka bërë planin për projektin e radhës.

Deadline njofton se regjisori i famshëm dëshiron të realizojë një film të frymëzuar nga fëmijëria e tij në Phoenix të shtetit amerikan, Arizona.

Po ashtu, aktorja e popullarizuar, Michelle Williams, pritet ta luajë rolin kryesor të femrës, të inspiruar nga nëna e filmbërësit.

Duke qenë se për herë të parë do të xhirojë një tregim personal, Spielberg ka vendosur të përfshihet edhe në shkrimin e skenarit me bashkëpunëtorin e tij shumëvjeçar, Tony Kushner.

Hera e fundit kur ai kishte shkruar një skenar ishte për filmin e vitit 2001, “A.I. Artificial Intelligence”.

Xhirimet e filmit të ri pritet të fillojnë gjatë verës, ndërsa shfaqja nëpër kinema do të jepet në vitin 2022. /Telegrafi/