Fox raportohet se e ka nxjerrë skenarin e filmit nga arkiva, dhe shpreson se regjisori fitues i çmimit Oscar ta pranojë projektin, pasi kishte shprehur interesim për të ribërë atë.
Sipas Deadline, asnjë regjisor nuk është konfirmuar, por Spielberg është në një hap më të avancuar negociatash, se sa vetëm një interesim i shprehur.
Spielberg mund të sjellë një version më modern të filmit origjinal “West Side Story” të bazuar në tregimin klasik të “Romeo dhe Julieta”, që për të parën herë u realizua si shfaqje teatrale në vitin 1957, para se të shndërrohet në film në vitin 1961. /Telegrafi/