Telegrafi

Spielberg regjisori i vitit në Eddie Awards

Regjisori i nominuar për Oskar do të marrë çmimin Golden Eddie Filmmaker of the Year në edicionin e sivjetmë të Ace Eddie Awards që do të zhvillohet më 16 shkurt në Los Angeles – vetëm tetë ditë para ndarjes së Çmimeve të Akademisë (Oskar).

“Steven Spielberg është një pasuri e kinemasë. Për më shumë se katër dekada ai e ka shëtitur audiencën nëpër botë me markën e tij unike, të fuqishme të tregimit të ngjarjeve. Si një prej regjisorëve më të suksesshëm në histori, ai ka sjellë filmat më të dashur, të cilët jo vetëm na kanë ngazëllyer neve, por do të jenë të pashlyeshëm në fabrikën tonë kulturore”, thuhet në deklaratën e Bordit të Drejtorëve. /Telegrafi/