Telegrafi

Spiegel: Greqia do dalë nga eurozona

Në të njëjtën kohë revista shkruan se ministrat e Financave të Eurozonës dhe përfaqësues të Komisionit Evropian pritet të kenë mbrëmjen e sotme një takim urgjent e të fshehtë lidhur me krizën. "Përveç daljes së mundshme të Greqisë nga bashkimi monetar, një ristrukturim i shpejtë i borxhit të saj do të jetë në rendin e ditës së këtij takimi. Një vit pas shpërthimit të krizës së greke, ky zhvillim i mundshëm paraqet një pikë kthese potencialisht ekzistenciale për Bashkimin monetar Evropian, pavarësisht se cili variant në fund të fundit do të vendoset për t’iu dhënë zgjidhje problemeve masive të Greqisë" – shkruan revista.

Burimet e njëjta i thanë revistës që ministri gjerman i Ekonomisë Wolfgang Schäuble do të përpiqet të shmangë daljen e Greqisë nga zona Euro. "Burimet thanë Spiegel se ministri Schäuble ka ndërmend të përpiqet për të parandaluar Greqinë të largohet nga zona euro, nëse është e mundur. Gjatë takimit të Luksemburgut ai do të ketë me vete një dokument të brendshëm të përgatitur nga ekspertë të ministrisë, me anë të të cilit do të paraqesë pasojat e mundshme e tmerrshme, në qoftë se Athina do të heqë dorë nga Euro.

“Këto raporte janë një provokim, minojnë përpjekjet e Greqisë dhe iu shërbejnë lojërave spekulative" – tha në një deklaratë zëvendësministri grek i Financave Filipos Sahinidhis. Nuk mendoj se Greqia do të largohet nga euro – tha ai.

Artikulli shkaktoi një breshëri mohimesh edhe nga qeveria gjermane dhe përfaqësuesi i Këshillit të ministrave të Financave të eurozonës.
Nuk ka plane të tilla, tha për Reuters një burim i qeverisë gjermane. /Telegrafi/