“Spidermani” shihet duke i argëtuar fëmijët në një ditëlindje në Argjentinë. Fëmijët gëzohen që e takojnë dhe luajnë me të.
Por, pas minutës së parë të videos, ndryshon gjithçka, transmeton Telegrafi. “Spidermanin” e lëshojnë aftësitë prej merimange dhe bie keq në dysheme.
Fëmijët dëgjohen duke qeshur, e të rriturit i afrohen për ta ndihmuar. /Telegrafi/