Site icon Telegrafi

“Spidermani” francez synon të ngjitet në Burj Khalifa

Siç bën të ditur gazeta Telegraph, Robert planifikon që gjatë këtij viti të pushtojë ndërtesën e lartë 828 metra, e cila është ndërtuar nga betoni, qelqi dhe çeliku.

“Më duhet ta bëj këtë gjë”, ka thënë ai. “Njoh disa njerëz në Dubai, të cilët janë të interesuar të më shohin se si ngjitem në këtë rrokaqiell”, ka shtuar Robert.

48-vjeçari Robert deri më tash ka pushtuar ndërtesat më të larta në botë si, Empire State Building, Sears dhe Taipei 1010, ndërsa mendohet se në Dubai do të mund t’i pengojë nxehtësia e madhe që zotëron në këtë qytet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version