Site icon Telegrafi

Spidermani francez pushton edhe një rrokaqiell

Zëdhënësi i Robert, Pete Spurrier, ka thënë se të ashtuquajturit “Njeriut Merimangë” i janë nevojitur rreth 40 minuta për tu ngjitur në Qendrën Cheung Kong, ndërtesën e lartë të njeriut më të pasur të Hong Kongut, Li Ka-shing.

Në ndërtesën e lartë 283 metra Alain është ngjitur edhe në vitin 2005. Spurrier ka thënë se zyrtarët policorë e kanë marrë në pyetje Robertin kur ka arritur në maje të ndërtesës, por e kanë lëshuar pa e ndjekur penalisht.

Kjo është e katërta herë me radhë që Robert është ngjitur në rrokaqiejt e Hong Kongut. Vitin e kaluar ai është ngjitur në hotelin 45 katesh në këtë qytet.

Exit mobile version