Francezi 48 vjeçar u ngjit në kulmin e ndërtesës “GDF-Suez” të Parisit e lartë 185 metra për 45 minuta.
Për herë të parë Robert u ngjit në një rrokaqiell më 1994. Ai zgjodhi atëbotë kulmin e CityBank në Chicago të SHBA-ve, ndërsa prej asaj kohe ai është ngjitur në qindra rrokaqiej në tërë botën.
Vitin e kaluar ai u ngjit në rrokaqiellin e lartë 452 metra të Petronas në Kuala Lampur. /Telegrafi/