Site icon Telegrafi

Spidermani francez pushtoi kullën prej 150 metra

Robert u ngjit në lartësinë 150 metra të kullës Lumiere në qendër të Syndeyt për 25 minuta, para dhjetëra adhuruesve dhe kalimtarëve të rastit.

Francezi i njohur edhe si njeriu-merimangë ngjiti mbishkrimin me adresën e internetit të faqes www.onehundredmonths.org për të tërhequr vëmendjen nga rreziku i ngrohjes globale.

48- vjeçari është i njohur për ngjitjen e jashtëligjshme nëpër ndërtesat urbane pa masa sigurie. Rrokaqiellin e parë e pushtoi më 1994 kur u ngjit në majën e kullës City Bank në Chicago.

Prej asaj kohe francezi është ngjitur në më shumë se 80 ndërtesa në mbarë botën, për t’ia tërhequr vëmendjen opinionit lidhur me ngrohjen globale. Në Australi ai është i njohur për ngjitjen në ndërtesën e operës në Sydney. /Telegrafi/

Exit mobile version