Site icon Telegrafi

Spiderman u ngjit në kullën më të lartë në botë

Për ngjitje në ndërtesën e lartë 828 metra iu nevojitën gjashtë orë. Francezi sypatrembur u ngjit në antenën në maje të ndërtesës.

Masa e mbledhur e kureshtarëve e mbështeste vazhdimisht gjatë ngjitjes së tij në fasadën e rrokaqiellit. Robertin e ndriçonin reflektorët pasi kishte rënë nata.

Edhe pse këtë nuk e ka shprehi kësaj radhe përdori rripin e sigurisë dhe litarët për t’i përmbushur disa kërkesa sigurie. “Jam i vetëdijshëm se nganjëherë ekzistojnë kushte speciale për ngjitje. Kjo është një ndërtesë legjendare dhe e di se duhet të kujdesem edhe për jetën time,” tha Robert.

Gjatë karrierës së tij Robert u ngjit në më shumë se 70 rrokaqiej, ndërmjet tjerësh edhe në Empire State Building, Willis Tower, Petronas Tower… Para shtatë vitesh u ngjit në Taipei 101, atëbotë ndërtesën më të lartë në botë, njoftoi BBC. /Telegrafi/ 

Exit mobile version