Site icon Telegrafi

“Spiderman” dhe “babadimri” arrijnë në QKUK

Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina, me një aktivitet bamirës kanë sjellë sot buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve të prekur nga kanceri, që janë të shtrirë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën Pediatrike në QKUK, Prishtinë.

Vullnetarët e KAP dhe CfKK janë lëshuar me litarë nga ndërtesa e Klinikës Pediatrike të veshur me veshje të karaktereve që fëmijët i pëlqejnë shumë si Spiderman, Superman, Babadimër, shkruan Telegrafi.

Aktiviteti iu kushtohet fëmijëve të cilët janë duke u trajtuar në klinikë, ndërsa qëllimi është ndarja e lodrave dhe dhuratave të vogla.

Ky aktivitet ka filluar në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00

Care for Kosovo Kids që nga viti 2013 siguron të gjitha ilaçet për fëmijët me kancer në QKUK. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version