Telegrafi

“Spider-Mani” nga Arabia, që në tri kate ngjitet për 20 sekonda (Video)

Në Arabinë Saudite është regjistruar nj i ri i cili ngjitet nga toka deri në kulm të një ndërtese, duke u kapur vetëm në fasadën e ndërtesës.

Pa asnjë pajisje mbrojtëse, ai hip nëpër muret me ngjyrë të verdhë, ndërsa është i veshur me rrobat tradicionale arabe, transmeton Telegrafi.

“Ky qenka Spider-Mani i shteteve të Gjirit”, është një koment lidhur me këtë mashkull që nuk i shihet fytyra.

“Urojmë që talentin e tij të mos e shfrytëzojë për të keq, sepse nuk do të linte shtëpi pa e plaçkitur”, komenton një tjetër.

Shikoni ngjitjen që bën ai për vetëm 20 sekonda. /Telegrafi/