Kostumi i “Njeriut Merimangë” (Spider-Man) do të jetë zilia e të gjithë superheronjve këtë verë.
Studioja Marvel ka publikuar një video të re nëpër rrjetet sociale duke u treguar fansave në detaje kostumin e “Spider-Man” për filmin e ri me titull “Spider-Man: Homecoming”.
Në kostumin shumë teknologjik do të përfshihet një ndjekës GPS, një sistem holografik që del nga kyçi dhe sisteme laseri, transmeton TCH.
Tom Holland do të jetë “Njeriu Merimangë” i ri, ndërsa më parë ky superhero është interpretuar nga Tobey Maguire dhe Andrew Garfield.