Grupi i famshëm i vajzave, “Spice Girls”, është duke publikuar album të ri, ndërsa këtë e bëjnë me rastin e 25 vjetorit të lansimit të hitit “Wannabe”.
Kënga jashtëzakonisht e suksesshme e grupit britanik u publikua në vitin e largët 1996 dhe shënoi ngritjen në karrierë të vajzave të popullarizuara.
Dhe për nder të asaj kënge, “Spice Girls” do ta publikojnë albumin “Wannabe 25” për ta festuar hitin e tyre debutues.
Pjesë e albumit do të jetë edhe kënga origjinale “Wannabe”, ndërsa “Wannabe25” do të jetë në dispozicion për t’u dëgjuar përmes të gjitha platformave.
Fansat do të jenë në gjendje ta dëgjojnë edhe baladën që nuk është publikuar kurrë më parë, “Feed Your Live”.
“Spice Girls” është një grup britanik i muzikës pop, i themeluar në vitin 1994 që përbëhej nga Gary Halliëel, Victoria Beckham, Melanie Broën, Emma Bunton dhe Melanie Chisholm. /Telegrafi/