Anëtaret e “Spice Girls” nuk kanë qenë aspak të kënaqur ame vendimin e Victoria Beckham që të mos jetë pjesë e turneut të ribashkimit të grupit.
Mel B nuk i kishte kursyer kritikat që në fillim, ndërsa The Independent raporton se gjatë një koncerti në Londër, Mel C e kishte ofenduar ish-bashkanëtaren përpara publikut.
“Na është thënë se duhej t’i ndalnim telefonat celularë, në mënyrë që të mos e xhironim koncertin, ndërsa më pas Mel C filloi të fliste për ish-kolegen e saj, të cilën e quajti lopë të mjerë. Nuk mund të them se e fajësoj, por nuk ishte diçka e mirë për t’u dëgjuar”.
“Në të njëjtën kohë, Victoria ka mundur të vijë në ndonjërin prej koncerteve të tyre, pasi veçmë ka refuzuar të performojë”, ka thënë një burim.
Kujtojmë që Mel B e kishte ofenduar ‘Posh Spice’ gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Piers Morgan. /Telegrafi/